Policia vendore e Shkodrës ka ushtruar një kontroll në liqenin e Komanit për mjetet lundruese pa licensë në këtë liqen. Nga kontrolli i forcave të policisë bashkë me efektivët e kufirit dhe struktura tjera policore janë bllokuar tri mjete lundruese.

Po ashtu policia vendore e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas për ushtrim të aktivitetit pa licensë të mjeteve lundruese. Liqeni i Komanit në këtë kohë ka një dyndje të madhe turistësh të huaj por edhe pushues vendas të cilët i drejtohen kryesisht lumit të Shalës por edhe drejt Valbonës në Tropojë duke kaluar nga liqeni i Komanit në Fierzë apo edhe pika të tjera turistike që janë rreth këtyre ujrave.

Shpesh herë është ngritur alarmi i transportimit të pushuesve dhe turistëve nga mjete lundruese të pasigurta dhe që janë kthyer në një rrezik duke bërë që policia të ushtrojë këto kontrolle dhe të bllokojë tri prej mjeteve.

Artikulli paraprakRAMA E NIS ME BATUTË FJALËN E TIJ NË FORUMIN E SHKUPIT: DO FLAS SHQIP, SHPRESOJ QË PËRKTHYESI MOS MA SHKATËRROJË MESAZHIN SI HERËN TJETËR
Artikulli tjetër‘BALLKANI I HAPUR’ NË SHKUP, RAMA: S’KEMI PSE TË PRESIM BE-NË KUR LIRITË I REALIZOJMË SË BASHKU! VUÇIÇ: NGA 1 JANARI 2023 NUK DO TË KETË MË KUFIJ!