Të gjithë drejtuesit e mjeteve në Shkodër duhet të kenë kujdes kur parkojnë në mënyrë të gabuar apo kur nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor gjatë ecjes. Kjo për shkak se policia vendore e Shkodrës paralajmëron se kudo në qytet do të jetë prezente makina intiligjente e cila do të vendosë gjobat në mënyrë automatike për çdo shkelje të mundshme. Shefi i qarkullimit rrugor në policinë e Shkodrës Artan Reçi thotë se gjobat qytetarëve do t’i shkojnë në shtëpi me postë.

Shefi i qarkullimit tregon edhe zonat më problematike në qytetin e Shkodrës sa i përket ngarkesës dhe shkeljeve që bëjnë drejtuesit e automjeteve.

Lidhur me protestën e taksistëve të liçensuar pak ditë më parë për taksitë në të zezë, shefi i qarkullimit tha se policia e Shkodrës ka gati një plan dhe pritet të nisë zbatimi për të goditur taksistët e palicensuar.

Policia e Shkodrës prej disa muajsh përdor makinën inteligjente por deri më tani është shfrytëzuar më shumë në aksin Shkodër-Hani Hotit për tejkalimin e shpejtësisë ndërsa tashmë do të lëvizë kudo në qytet.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA-KASTRIOTI, JOSA: NUK KONSIDEROHET E LEHTË
Artikulli tjetërXHAHID BUSHATI: LETËRSIA PËR FËMIJË PO ZVOGËLOHET