Në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit ku humbën jetën 4 shtetas ju bejmë me dije se :

Në vendin e quajtur Hidrovori në Plazhin Velipojë,  ka ndodhur edhe 1 aksident tjetër identik si aksidenti në fjalë në datën 01.05.2016 me pasojë humbjen e jetës se një shtetasi. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se ky segment rrugor ku ka ndodhur aksidenti, është në ndërtim e sipër dhe në pjesën ku ka dalë mjeti nga rruga, përfundon asfalti, dhe pastaj fillon dhe një kthesë prej 90 grade përgjatë kolektorit të Hidrovorit ku në këtë pjesë rruga është e pashtruar dhe kjo kthesë është e mbushur me materiale inerte, domethënë edhe terreni është i paqëndrueshëm. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezulton gjithashtu se ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti,  Nga kqyrja e mjetit me të cilin po udhëtonin viktimat e këtij aksidenti rezulton se gomat e pasme te mjetit ishin të tejkonsumuara ku dallohen dhe thellimet e batistradës të cilat ishin rrafshuar pothuajse deri në daljen e telave të gomave. Nga Shërbimet e Policisë Rrugore po vijojnë veprimet hetimore , dhe në përfundim do jepet dhe informacioni i plotë mbi shkaqet e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakSPIUNIMI NDAJ EMIGRANTËVE SHQIPTARË, NJË TJETËR RESTORANT MBYLLET NË LONDËR
Artikulli tjetërPUNONJËSIT GREK KËRKOJNË KTHIMIN E AZILKËRKUESVE NË ORTODOKS