Policia Vendore e Shkodrës hedh poshtë çdo pretendim se po ushtron presion mbi mediat lokale në këtë qark.

Reagimi i disa mediave lokale, që sot thanë se do bojktojnë aktivitetet e Policisë së Shtetit, deri në normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, është e pakta abuzive. Policia lokale sqaron opinionin publik se reagimi pason bllokimin e një mjeti me targa false të një televizioni privat:Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se në datën 11 janar, ora 19:30, nga shërbimet e Patrullës të Komisariatit të Policisë Shkodër është bërë konstatimi dhe verifikimi i automjetit tip ‘Fiat’ me targa TR 2742 P, i parkuar mbi trotuar tek zona e njohur si “Dollari”, Shkodër.Pas verifikimeve, automjeti tip ‘Fiat’ me targë TR 2742 P rezultoi me targa false, pasi ajo targë rezulton e një mjeti tjetër tip ‘Volswagen Passat’ në pronësi të shtetasit G. K.Policia bëri shoqërimin e mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe shtetasin Kristian Troshani, që kishte çelësat e mjetit.Shtetasit Kristian Troshani, me detyrë operator në TV lokal Rozafa iu mor deklaratë në ambientet e Komisaritatit të Policisë Shkodër dhe u la i lirë, ndërsa mjeti u bllokua për veprime të mëtejshme.Së fundi, Policia e Shtetit duke vlerësuar rolin e medias në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt, garanton se e sheh atë si një partner të rëndësishëm, por askush dhe për asnjë arsye nuk do të tolerohet dhe të dalë mbi ligjin.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET SHUGURIMI I KATEDRALES SË SHKODRËS
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË ALPET FRANCEZE, BIE ORTEKU DY TË VDEKUR