Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, ku për një nga këto raste u bë shpallja në kërkim e shtetasve me inicialet : 

 

M.N., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Z.S., 24 vjeç,banues në Pukë.Shpallja e tyre në kërkim u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vëndin e quajtur « Çuk – Borë » , në fshatin Arst , të komunës Fierzë, në Pukë,u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan :170 bimë narkotike Canabis Sattiva. Në vëndin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua :Një armë zjarri automatik me 30 fishekë, e braktisur nga autorët, të cilët në momentin e mbërritjes së policisë u larguan mënjëherë.Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale të « Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve », « Kultivim i bimëve narkotike » si dhe « Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik në bashkëpunim », parashikuar nga nenet , 278/4 , 284 , 236 e 26 të Kodit Penal.Gjithashtu operacionet vijuan në vëndin e quajtur « Prroi Geraj », në fshatin Mazrëk, në komunën Guri i Zi, në Shkodër, ku janë gjetur të kultivuara dhe asgjësuar :

4 parcela me 353 bimë narkotike Canabis Sattiva. 

Në vëndin e quajtur « Mlloj », në fshatin Karmë, të bashkisë Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur të kultivuara dhe asgjësuar :

3 parcela me 260  bime narkotike Canabis Sattiva. 

Në të tre rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.Po punohet për kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. 

Artikulli paraprakFESTA E FITER BAJRAMIT, MBUSHET SHESHI KRYESOR I TIRANËS
Artikulli tjetërZYRTARËT E TATIMEVE, SHTYHET MASA E ARRESTIT