Dalin detaje nga ngjarja e mesditës së djeshme, ku në Velipojë u plagosën me armë zjarri dy vëllezërit Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 24 vjeç.

Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga vëllezërit e plagosur, me banim në fshatin Mali Kolaj, Njësia Administrative Velipojë, dhe Besnik Ndoj, 35 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re të Velipojës. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A. Ndoj, 25 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re.

Katër të dyshuarit janë konfliktuar me armë zjarri dhe mjete të forta, midis tyre, ku si pasojë e konfliktit janë plagosur me armë zjarri Ervin Tahiri i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Durim Tahiri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, së bashku me dy krehër me 42 fishekë. Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë në vijimësi ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim, dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

Artikulli paraprakEMRA TË NJOHUR TË SPEKTAKLIT, “KLIENTË” TË TRAFIKANTIT SHQIPTAR TË KOKAINËS
Artikulli tjetërRAMA: PD EDHE PSE HYRI NË ZGJEDHJE MBETET KËRCËNIM I MADH