Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmenë dhe prokurorin e Kukësit. Operacioni u shtri në disa qytete, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin. Sipas burimeve, Policia e Shtetit dhe SPAK kryen përgjithme si dhe u zbërthye aplikacioni i komunikimit Sky. Aktualisht ka 6 arrestime dhe janë lëshuar 15 urdhërarreste.

Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni P.Gj, ish drejtori i operacionales Olti Bisti, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita si dhe shtetasi A.B. Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar. Dyshohet se janë arrestuar nën akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal.

Artikulli paraprakVUÇIÇ INAUGURON KILOMETRAT E PARA TË RRUGËS QË LIDHEN ME PRISHTINËN E TIRANËN: JAM SHUMË KRENAR
Artikulli tjetërEKZEKUTOHET ME PESË PLUMBA SHQIPTARI NË GREQI, POLICIA DYSHON SE U VRA PËR LARJE HESAPESH