Policia e Shtetit njofton se është ekstraduar nga Holanda 39-vjecari nga Shkodra Behar Bajri. Në njoftimin zyrtarë shpërndarë për mediat policia bën të ditur se nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami në Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Behar Bajri lindur e banues në Shkodër.
Ky shtetas sipas policisë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tone thotë policia.