Policia e Shtetit feston sot 111- vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e tij, drejtori I policisë Shkodër Edmond Sulaj, vlerësoi efektivët e rënë në krye të detyrës po ashtu edhe ata të cilët çdoditë japin kontributin e tyre në policinë e Shtetit.
Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni vuri theksin tek ndikimi që ka patur policia e shtetit në komunitet, gjatë sezonit turistik por jo vetëm.
Ndërkohë, në fund të ceremonisë u dhanë vlerësime për disa efektivë dhe oficerë për punën e bërë me devitshmëri në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.