Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë.

Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit. Drejtori i FLO Niko Brahimaj ka bërë instruktazhin e forcave FLO. (Forcat levizese operacionale) Si dhe Drejtori i Rendit Publik Gjovalin Loka ka bërë instruktazhin e Policisë së Rendit. U bë kontrolli i ambjenteve të stadiumit me qen antieksploziv. Përfundoi takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .

Artikulli paraprakPENALIZIMI I MJEKEVE,DISKUTOHEN NDRYSHIME NE KODIN PENAL
Artikulli tjetërRAMA:U MBOLL 35% ME PAK KANABIS SE NE 2013,U ASGJESUA ME SHUME