Vijon puna e Strukturave të Policisë së Shtetit për të goditur paligjshmërinë.
Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”. Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë kësaj jave në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE. • -Janë kryer 2.231 kontrolle të përbashkëta në terren. • -Gjatë kontrolleve u evidentuan 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 21 autorë, nga të cilët: 11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 2 autorë janë shpallur në kërkim dhe 8 autorë ndiqen në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit “Roja e Gjelbër”, për marrjen e masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë ndiqen në gjendje të lirë. Edhe në ditët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshmërisë.