Policia e Shtetit: Vijon operacioni “Patriot”.

Operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe. Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro. Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj. Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

Artikulli paraprakPOGRADEC, GJENDET ME DËMTIME NË KOKË TRUPI I PA JETË I NJË EMIGRANTI
Artikulli tjetërEKSTRADIMI I TAFILIT, REAGOJNË FAMILJARËT E VIKTIMAVE