VIHEN NË PRANGA DY SHTETAS, NJË I RI SHPALLET NË KËRKIM. Komisariati i Policise Shkoder ne bashkepunim me Komisariatin e Policise M. Madhe finalizuan me sukses operacionin e koduar ”PRANVERE 2015” duke bere goditjen e nje grupi kriminal dhe arrestimin ne flagrance te shtetasve:

1 – Sentiliano Gjergji, i biri i Lodovik dhe i Zina, i dtl. 20.06.1994, lindur dhe banues ne Bushat, komuna Bushat, Shkoder, me kombesi dhe shtetesi shqiptare, arsimi tetevjecar, beqar, i padenuar

2 – Paulin Veinca, i biri i Fran dhe i Shkurte, i dtl. 30.11.1991, lindur dhe banues ne Bushat, komuna Bushat, Shkoder, me kombesi dhe shtetesi shqiptare, arsimi tetevjecar, beqar, i padenuar

Si dhe u be shpallja ne kerkim e shtetasit Mentadent Veinca lindur ne Pog, Shkoder dhe banues ne L. Gril, komuna Gruemire, M. Madhe, me kombesi dhe shtetesi shqiptare, arsimi tetevjecar, beqar, i padenuar Pasi nga kontrolli i baneses se shtetasit Sentiliano Gjergji u gjeten 60 vazo te mbushura me dhe’ te mbjella me bime narkotike Canabis Sativa, nje automatic mod. 56 me nje kreher dhe 45 cope fisheke dhe 4.6 gr. hashash, ndersa ne banesen e shtetasit Mentadent Veinca u gjeten nje automatic me 30 cope fisheke dhe nje pistolete me 7 cope fisheke.  Po ashtu nga kryerja e veprimeve proceduriale u arrit te zbulohen dhe te dokumentohen tre ngjarje te vjetra qe bejne fjale per vjedhjen e shkolles 9-vjecare Mali i Jushit me dt. 16.04.2014 dhe 04.03.2015 si dhe te shkolles 9-vjecare ne Beltoje me dt. 09.03.2015 pasi nga kontrollet e banesave te shtetasve Sentiliano Gjergji dhe Mentadent Veinca u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale perkatesisht ne banesen e shtetasit Sentiliano Gjergji nje set kompjuteri (njesi+monitor+mouse+tastiere) te markes Acer, nje DVD e markes Yamaha si dhe dy bokse muzikore te markes Ardan, ndersa ne banesen e shtetasit Mentadent Veinca dy sete kompjuteri  (njesi + monitor + mouse + tastiere) te markes Acer dhe nje skaner i markes Canon te cilet keta shtetas i kishin vjedhur ne keto shkolla ne bashkepunim edhe me shtetasin Paulin Veinca. 

Nga ana jone ne cilesine e provave materiale ketij grupi i jane sekuestruar;

1 – Dy automatike mod. 56

2 – Dy krehera automatike

3 – 75 cope fisheke automatiku mod. 56

4 – 7 cope fisheke pistolete kal. 7.65 mm

5 – 4.6 gr. hashash

6 – 60 vazo te mbjella me bime narkotike Cannabis Sattiva

7 – 3 sete kompjuteri (njesi+monitor+mouse+tastiere) te markes Acer 

8 – Nje Dvd e markes Yamaha

9 – Dy bokse muzikore te markes Ardan

10 – Nje skaner i markes Canon

11 – Tete tava metalike qe sherbenin per kultivimin e bimeve narkotike

12 – Tete reflektore qe sherbenin per ngrohjen e bimeve narkotike

13 – 25 llamba 400 Ë qe sherbenin per ngrohjen e bimeve narkotike

14 – Nje termometer per matjen e temperatures se bimeve narkotike

14 – Dy telefone celulare

15 – Automjet i markes Ëolksëagen me targe SH 5103 E

 

Materialet ne ngarkim te shtetasit Sentiliano Gjergji i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale te ”Kultivim i bimeve narkotike”, ”Armembajtje pa leje”, ”Prodhim dhe mbajtje e narkotikeve” dhe ”Vjedhje ne bashkepunim”, parashikuar nga nenet 284, 278, 283 dhe 134/2 i Kodit Penal, per shtetasin Mentadent Veinca per veprat penale ”Armembajtje pa leje” dhe ”Vjedhje ne bashkepunim”, parashikuar nga nenet 278 dhe 134/2 te Kodit Penal dhe ne ngarkim te shtetasit Paulin Veinca per vepren penele ”Vjedhje ne bashkepunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. 

 

 

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër

Artikulli paraprakFAMILJA KUKELI RREZIKON TË DALË MES KATËR RRUGËVE
Artikulli tjetërSERBIA PARALAJMËRON THAÇIN: NË SERBI ARRESTOHESH