Policia gjermane bastisje shtëpish e zyrash
Policia gjermane ka bastisur shtëpitë dhe zyrat e dy personave të dyshuar se po planifikonin vrasjen e politikanëve majtistë. Çifti, njëri prej të cilëve është një polic, nuk ishin të kënaqur me politikat e qeverisë ndaj refugjatëve dhe emigrantëve, tha zyra e prokurorisë federale. Ata kishin hartuar një listë me emrat e politikanëve që kishin objektiv për ti eleminuar. Deri9 tani asnjë person nuk është arrestuar. Në vitin 2015, Kancelarja Angela Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë për qindra-mijëra emigrantë dhe refugjatë. Vendimi ndau vendin, por zonja Merkel tha në një intervistë të fundit se ajo nuk u pendua. Polici i dyshuar ka punuar në Ludëigslust, në veri të Gjermanisë, rreth 150 kilometra në veri-perëndim të Berlinit. Masat disiplinore janë marrë ndaj tij, thanë autoritetet në shtetin Mecklenburg-Vorpommern. Çifti thuhet se ka pasur frikë se politikat e emigracionit të Gjermanisë do të çonin në sulme dhe do të dëmtonin vendin. Ata po hetohen me dyshimin e planifikimit të “dhunës serioze që kërcënon shtetin”, tha zyra e prokurorisë. Ajo shtoi se ata kishin filluar të grumbullonin ushqim dhe municion. Bastisje u kryen edhe në pronat që u përkisnin njerëzve të lidhur me të dy të dyshuarit. Gjermanët shkojnë në votime në fund të shtatorit, dhe zonja Merkel po kërkon një mandat të katërt në detyrë. Politika e saj e imigracionit ka nxitur rritjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë që mund të fitojë deri në 10% të votave, sipas disa sondazheve.