Policia gjermane njoftoi se ka konfiskuar 16 kilogramë kokainë me vlerë prej 678,000 euro gjatë një kontrolli në një autostradë pranë kufirit holandez. Policia federale tha të mërkurën se ata gjetën drogën e fshehur në një Volvo.

BERLIN-Policia gjermane njoftoi se ka konfiskuar 16 kilogramë kokainë me vlerë prej 678,000 euro gjatë një kontrolli në një autostradë pranë kufirit holandez.

Policia federale tha të mërkurën se ata gjetën drogën e fshehur në një makinë tip “Volvo” të regjistruar në Itali, përgjatë autostradës A61 pranë Moenchengladbach, makina drejtohej nga një 28 vjeçar shqiptar.

Shqiptari, i cili nuk ishte identifikuar, i tha policisë kur e ndaluan të enjten e kaluar se ai kishte vizituar motrën e tij në qytetin holandez të Mastrihtit dhe po shkonte në Itali.

Policia tha se u duk nervoz, kishte djersitje dhe gjeste tw tjera. 28-vjeçari u arrestua dhe po mbahet në paraburgim në pritje të akuzave të mundshme.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË NË SELINË E YOUTUBE, AUTORJA E SULMIT VRET VETEN
Artikulli tjetërNESËR NIS MOSBINDJA CIVILE E OPOZITËS, FLECKENSTEIN TAKON BASHËN