Policia gjermane ka zbuluar gjatë kontrollit të makinave në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, 12.9 kilogramë kokainë me vlerë në tregun r zi 1.1 milion euro.
Droga ishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës, tha të premten prokurori në Ellëangen dhe policia kriminale në Aalen.Policia e kishte pasur nën vëzhgim prej një kohe të gjatë, shqiptarin 30-vjeçar , anëtar i një bande narkotike nga zona e Aalen.
Në bashkëpunim me kolegët bavarez, makina e shqiptarit u ndalua me qëllim. 30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen.
Në rrethinën e Ludëigshafenit, ai kishte dalë me një identitet të rremë.Shqiptari ishte anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike.
Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, janë arrestuar në shtator dhe gjenden në paraburgim.