Policia gjermane në gjurmët e vrasësit të ish policit shqiptar, 5.000 euro shpërblim kush jep informacion

Policia gjermane është më pranë kapjes së vrasësve të Kujtim Prengës, ish-oficer i Policisë Ushtarake. Siç raportojnë mediat në Gjermani, policia tashmë ka gjurmë ADN-je të autorëve të vrasjes së ndodhur dy muaj më parë në Visselhovede dhe pamje filmike nga skena e krimit. Autoritetet hetuese gjermane ofrojnë një pagesë prej 5.000 eurosh atyre që japin informacione që çon në kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë shqiptarë. Kujtim Prenga është ekzekutuar me armë zjarri përpara syve të vajzës së tij, gjatë paradites së 9 janarit. 46-vjeçari u qëllua pranë një shkollë fillore. Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Prenga, u transportua me urgjencë në spital, ku humbi jetën. Policia ka gjetur të braktisur motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen, ndërsa vijon hetimet për kapjen e autorëve. Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërdyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg. Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti. Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme. Armando Frroku u ekzekutua mbrëmjen e 30 dhjetorit 2011 në Kamëz. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamëz. Në datë 30.12.2011 rreth orës 20.30 shtetasi Sokol L. me detyrë punonjës policie në IEVP Fushë­Krujë së bashku me të pandehurin Kujtim Prenga ka shkuar tek disko “Om…” në Kamëz ku shtetasi Sokol L. kishte disa ditë që kishte filluar punë si badigard. I pandehuri Kujtim Prenga ka vajtur së bashku me shtetasin Sokol L. me qëllim për të filluar punë edhe ai si badigard. Pasi kanë vajtur në disko kanë takuar pronarin e lokalit, pikërisht të pandehurin Kastriot Balla, ku së bashku me të janë ulur në një tavoline dhe kane pire kafe. Gjatë kohës që po pinin kafe shtetasi Sokol L. Ka parë se është futur në parkim një mjet tip “Renault” ku ka parë që nga ky automjet po zbrisnin tre persona. Shteasi Sokol ka komunikuar me këta persona dhe u ka thënë të parkonin automjetin në një vend ku mos të pengonin parkimin e makinave të tjera. Biseda mes tyre është acaruar dhe kanë filluar të godasin njëri-­tjetrin. I pandehuri Kastriot Balla ka ndërhyrë duke i ndarë dhe pas kësaj të tre djemtë janë larguar duke lënë mjetin ne parkim. Shtetasi Sokol L. pas kësaj është larguar nga lokali dhe në këtë kohë në lokal ka ardhur shtetasi Ismet C. me detyrë polic i qarkullimit rrugor dhe njëkohësisht i afërm i njërit nga tre personat që ishte konfliktuar me shtetasin Sokol L. Në bisede e sipër shtetasi Ismet C. iu ka kërkuar ndjesë për sjelljen që kanë kryer të njohurit e tij e lokal duke iu ka premtuar se një situate e tillë nuk do të ndodhte më. Në këtë kohë në lokal janë futur të tre personat që ishin larguar më parë ku së bashku me ta ka qenë dhe një person tjetër, ku përsëri janë konfliktuar me shtetasin Sokol L., ku i pranishëm ka qenë dhe shtetasi Ismet C. Shtetasi Sokol L. ka njoftuar forcat e policisë dhe në këtë moment grindja në mes grupeve është ndërprerë. I pandehuri Kujtim Prenga ka qenë duke qëndruar i vetëm në oborrin e lokalit ku pas 7­8 min ka parë 7­8 persona, ku ka dalluar dhe katër personat që kishin ardhur dhe më përpara që ishin grindur me shtetasin Sokol. Këta 7­8 persona kanë dashur të hyjnë brenda në lokal. Ata janë sulur drejt derës dhe me problematiku ka qenë viktima Mand Prenga. I pandehuri Kujtim Prenga ka ndërhyrë në 2­3 raste për të mos lejuar viktimën dhe shoket e tij te futen ne lokal por viktima se bashku me shokët e tij kane filluar duke e goditur te pandehurin ne pjese te ndryshme të trupit. I pandehuri Kujtim Prenga në këto kushte ka nxjerrë armën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe ka qëlluar në drejtim të viktimes Armand Frroku i cili ka gjetur vdekjen ne moment. Kujtim Prenga pas kësaj është futur me shpejtësi në tualet për t’iu shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme. Nga lokali kanë filluar të largohen klientët që ndodheshin brenda dhe menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë marrë kontakt me të pandehurin Kastriot Balla. Ai nuk ka treguar të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur dhe në këto kushte shtetasi L.H., S.D. dhe D.Xh. kanë kontrolluar në dhomat e lokalit dhe gjatë këtij kontrolli kane gjetur në një dhomë që shërbente si magazinë të pandehurin Kujtim Prenga.

Artikulli paraprakKAPET ME 500.000 EURO KOKAINË, BURGOSET SHQIPTARI
Artikulli tjetërNJË ORË NDJEKJE, POLICIA KAP NË KAMËZ MAKINËN ME KANABIS