Dy shqiptarë të moshave 28 dhe 36 vjeç u arrestuan nga policia greke në Halandri në verilindje të Atikës, të akuzuar për vjedhje të shtëpive.

Sipas policisë, autorët në bashkëpunim edhe me të tjerë persona ende të paidentifikuar gjuanin banesa ku nuk kishte banorë në to dhe pasi i binin ziles hynin brenda. Këtë punë zakonisht ata e kryenin gjatë natës.

Kur nuk ishin në gjendje të hynin me thyerje nga banesat ata ngjiteshin nëpër apartamente nga ballkonet dhe vidhnin gjithçka gjenin me vlerë.

Nga kontrolli i ushtruar tek dy të ndaluarit u gjetën dhe sekuestruan, ndër të tjera, një unazë, dy zinxhirë dhe dy telefona celularë. Përveç kësaj, një automjet u konfiskua si një mjet transporti. Deri tani llogariten dhjetë raste të vjedhjeve në shtëpi të identifikuara në Chalandri, Agia Paraskevi dhe Vrilissia

.
Bëhet me dije se 36-vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar për kryerjen e veprave të ngjashme dhe ishte subjekt i kushteve kufizuese.

Artikulli paraprakMORI OVERDOZË ILAÇESH, VDES 66 VJEÇARI
Artikulli tjetërARRESTOHEN SHQIPTARËT NË KALLAMATA,U GJENDET DROGE NE BANESE