Policia greke arreston dy shtetas shqiptarë. Kishin futur në Greqi nga Kapshtica 4,6 kg kanabis
Dy shtetas shqiptarë, të moshës 41 dhe 20 vjeç, janë arrestuar sot ne territorin grek pasi kishin kaluar permes pikës kufitare të Kapshticës një sasi prej 4,6 kilogramë kanabis, që u sekuestrua. Droga ishte e ndarë në dy paketa. Policia greke sekuestroi gjithashtu automjetin, dy telefona celularë, 70 euro dhe 18 mije 900 lekë të reja. Dy të arrestuarit do të dalin para prokurorit që pritet t’u kominikojë akuzën për transportim dhe posedim droge.