Policia greke ka dhënë detaje nga operacioni për kapjen e 1 ton e 172 kg kanabis në ishullin Pipero, një ditë më parë. Mësohet se deri më tani si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga katër persona, përkatësisht 25, 35 dhe dy 42-vjeçar, e ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Referuar deklaratës së policisë greke, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria, me pikënisje nga Vlora drejt Turqisë. Krerët e këtij grupi zgjidhnin gomone që kanë mundësi që të transportojnë sasi të mëdha droge, me motorë të shpejtë dhe skafistë të zotë. Transporti i drogës me gomone, bëhej në ditë me vranësira dhe erëra të forta në det me mbi 5-6 ballë.

Operacioni i policisë greke ka zgjatur 5 ditë, nga ku u zbulua 1 ton e 172 kg marijuanë në ishullin Piperi, të ndarë në 106 pako. Gjithçka ka nisur në datën 25 shtator ku u pikas një gomone me drogë në brigjet e Turqisë.

Për kapjen e saj, u angazhuan 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje, në fund të së cilit u arrestuar 3 persona, ku sipas mediave greke janë dy shqiptarë dhe një italian, përkatësisht të moshës 25, 42 dhe 42-vjeç. Megjithatë, policia greke nuk ka dhënë zyrtarisht detaje lidhur me origjinën e të arrestuarve, por më herët është konfirmuar nga ajo shqiptare, ndonëse këta të fundin nuk e konfirmuan se u është gjetur drogë.

Ndërkohë, pas kapjes së gomones së parë, trafikantët nuk hoqën dorë! Katër ditë më vonë, u pikas një tjetër gomone me drogë në Agistrio, ku u arrestua një person 35-vjeç dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nisur nga fakti se në këtë zonë po qarkullonin disa gomone me drogë, policia greke nisi kontrollin ku pas shumë orëve kërkim u gjetën dhe u sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë.

Deklarata e policisë greke
“Behet fjale për shkatërrimin e nje rrjeti kriminale të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroinës nga Shqipëria në Turqi.

Në dt.25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin droge në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjec.

Në dt.29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në të në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

U arrit të krijohej profili i këtij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone që kanë mundësi të transportojnë sasi të mëdha droge, motore të shpejtë dhe skafistë të zotë. Ata zgjidhnin të lundronin në dite me vranesira dhe erëra te forta dhe det mbi 5-6 balle.

Në dt.30 shtator, në ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë. 3 te arrestuarit e pare kane marre masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Artikulli paraprakKOKAINË DHE HEROINË, GODITET GRUPI KRIMINAL NË JANINË, KOKA ISHTE SHQIPTAR
Artikulli tjetërPRANGA 3 GRAVE QË TENTUAN TË VIDHNIN MINIMARKETIN