Policia greke ndaloi sot një kamion frigoriferik që po transportonte 41 emigrantë në veri të Greqisë.
Oficerët raportojnë se asnjë prej emigrantëve nuk ishte lënduar dhe se sistemi frigoriferik nuk ishte i ndezur.Shumica prej tyre janë me origjinë afgane.
Policia e ndaloi kamionin në një autostradë pranë qytetit të Xanthi për një kontroll rutinë.
Ata vunë në pranga drejtuesin e mjetit ndërsa 41 emigrantët i dërguan në rajonin e policisë për t’i identifikuar.