Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë përplasjes me armë zjarri me policinë greke pranë fshatit Vissani Pogonit në rajonin e Janinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së sotme (22 nëntor), teksa një grup policësh grekë kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike.

Mediat lokale greke shkruajnë se grupi i është përgjigjur me armë zjarri policisë, ndërsa forcat e rendit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vrarë njërin prej shqiptarëve.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Nga përplasja me armë, një polic grek është plagosur lehtë në dorë.
Policia greke ka nisur kërkime të gjera në zonë për të arrestuar shqiptarë të tjerë.Policia greke ka sekuestruar 100 kg kanabis të vendosura në 6 çanta.Grupi i shqiptarëve përbëhej nga 5 veta, 4 të tjerët u larguan në pyll

Sipas të dhënave, grupi shqiptar ka braktisur çantat e tyre me hashash që po transportonin për në territorin grek

Artikulli paraprakKUVENDI VOTON DEKRETIN E METËS, SANDËR LLESHAJ ZYRTARISHT MINISTËR I BRENDSHËM
Artikulli tjetërPROKURORIA E TIRANËS REAGON ZYRTARISHT, 5 AKUZA PËR BANORËT