Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që ‘pushtuan zemrën’ e Parisit në fundjavën e katërt të trazirave.

Mbi 300 vetë u ndaluan para tubimit të së shtunës (8 dhjetor). Të paktën 34 prej tyre mbeten në paraburgim pasi oficerët u gjetën maska, çekiç dhe gurë.

Vendi është e blinduar për përballimin e protestave. Rreth 90.000 punonjës të sigurisë ndodhen në rrugët e Francës.

Ndërsa 8.000 oficierë dhë 12 automjete të blinduara janë vendosur vetëm në Paris.

Javën e kaluar, qindra njerëz u arrestuan dhe shumë prej tyre u plagosën pas protestës së dhunshme në Paris, një nga përplasjet më të këqija në rrugët e kryeqytetit francez për dekada të tëra.

Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë janë mbyllur.

Protesta e ‘jelekverdhëve’ nisi tre javë më parë për të kundërshtuar rritjen e taksës së karburantit.

Pas vendimit të qeverisë franceze për anullimin e taksës, protestuesit kanë shafqur pakënaqësi të tjera ndaj qeverisë.

Artikulli paraprakDITA E RINISË/BERISHA:STUDENTËT E ’90, HERONJ. KY DHJETORI I DYTË
Artikulli tjetërTHIRRJET: LARG POLITIKA, LARG PARLAMENTI, ËSHTË DHJETOR STUDENTI