Policia i gjen 1 kg heroinë në makinë, arrestohet shqiptari

Policia italiane në Brindisi ka arrestuar një shqiptar që u kap me një sasi lënde narkotike heroinë. Karabinierët ndaluan për verifikim një makinë, me të cilën udhëtonin tre persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë. Policia dyshoi kur njëri prej shqiptarëve u bë nervoz dhe kështu kontrolloi të gjithë automjetin. Gjatë kontrollit në brendësi të një çante u gjet 1 kilogramë heroinë, e mbështjellë me një letër alumini. Të gjithë u morën nga pyetje, deri kur njëri prej shqiptarëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pranoi se çanta me lëndën narkotike i përkiste atij dhe më pas iu vunë prangat.

Artikulli paraprakGODITI PUNONJËSIN E POLICISË BASHKIAKE, PRANGA 55-VJEÇARIT
Artikulli tjetërRAMA MESAZH TË FORTË SERBISË NGA MAROKU:NJIHNI KOSOVËN!