“Java e Sigurisë Rrugore” ka vijuar në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” teksa punonjës të policisë të qarkullimit rrugor kanë dhënë informacion për nxënësit në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor.

Nxënësit shtruan disa pyetje për shqetësimet e tyre të përditshme si mungesa e vizave të bardha apo e semaforëve që rrezikojnë jetën e tyre nga aksidentet. Më pas nxënësit bashkë me punonjësit e policisë kanë bërë një demonstrim në rrugën kryesore afër shkollës se si duhet lëvizur duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakHOMAZHET NE NDERIM TE DY PILOTEVE QE HUMBEN JETEN NE MALESINE E MADHE
Artikulli tjetërSHKOLLA “PRENK JAKOVA” AKTIVITET ME NXËNËSIT INSTRUMENTIST