Dy shqiptarë të moshës 20 dhe 21 vjeç janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se janë kapur duke shitur kokainë në zonën e Ferntinos.

Sipas mediave italiane dy shqiptarët janë kapur në flagrancë teksa po shisnin kokainë tek dy italianë të moshës 41 dhe 37-vjeçare.

Pas arrestimit karabinierët dy shqiptarëve u kanë sekuestruar edhe sasinë e kokainë ndërkohë gjatë kontrollit në banesat e tyre u kanë gjetur edhe 720 euro, para këto që dyshohet të kenë ardhur nga veprimtaria kriminale.

Artikulli paraprakDËSHMIA E VËLLAIT TË JAN PRENGËS,VJEDHJA E KOKAINËS DHE TELEFONATAT KËRCËNUESE
Artikulli tjetërBASHA,TAKIM INFORMUES ME AMBASADORËT PAS DAKORDËSISË PËR REFORMËN ZGJEDHORE