Itali, policia arreston një shtetas shqiptar në një provincë në Xhenova. Sekuestrohen 40 kg marjuanë
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në një provincë në Xhenova. Ndalimi i 24-vjeçarit u bë për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike në territorin Italian. Gjatë këtij operacioni, raportohet se është sekuestruar 40 kilogramë marjuanë. Policia italiane njofton se gjatë një festë për “Halloween” në Rapalo të Xhenovas, ka vënë re një makinë prej së cilës ndihej një aromë hashashi. Për këtë arsye forcat e rendit kanë kontrolluar mjetin ku kanë gjetur dhe sasinë e marjuanës. Por policia italiane ka pritur derisa në vendngjarje mbërriti shtetasi shqiptar, i cili u arrestua. Mësohet se 24-vjeçari qëndronte ilegalisht në Itali. Ndërkohë, gjatë kontrollit të shqiptarit forcat e rendit gjetën një listë me emra personash dhe shuma kilogramësh të shitura në aktivitetin kriminal.