Policia italiane ka publikuar foto të momentit të arrestimit të Vilson Lamaj, i cili u kap duke transportuar drogë me një avion të vogël. Arrestimi i tij u realizuar në momentin avioni po ulej në Brindisi, e më pas lënda narkotike do të transportohen me furgon drejt Riminit. Por sapo konstatoi praninë e policisë, shoferi i furgonit u largua menjëherë. Vilson Lamaj drejtonte avionin me 120 kg drogë nga Vlora në Brindisi, i cili u ngarkua me lëndën narkotike në fshatin Xhelilaj.

Në kuadër të operacionit “Fluturimi i Lirë”, ku sipas grupit hetimor avioni “Aeroprakt” me të cilin u transportua lënda narkotike kanabis sativa u ble në Komunen Ozzano, rreth 20km larg Bolonjës nga piloti Vilson Lamaj 26 vjeç. Ky shtetas sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor e ka blerë avionin rreth 50 mijë euro. 26-vjeçari e ka marrë patentën për të pilotuar të tillë avion në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës. Para nisjes nga Italia, nga ana e policisë avionit i është vendosur një pajisje GPS, me anë të së cilës është monitoruar i gjithë itinerari i lëvizjes së Avionit.Grupi i Shqiptarëve të përfshirë në trafik banonin kryesisht në krahinat e Riminit dhe Forlì-Cesena, të cilët importonin marijuanë nga Shqipëria, gjithashtu duke përdorur një avion ultra të lehtë. Organizata kishte në dispozicion plantacione të marijuanës në Shqipëri dhe në Itali me të cilën planifikonin pastaj për të furnizuar kryesisht bregdetin e Adriatikut. Në vijim të hetimeve rezultoi se shpërndarja e drogës kryhej nga një organizatë kriminale e përbërë nga dy familje shqiptare që operonin në të dy anët e Adriatikut.

Artikulli paraprakDER SPIEGEL, PËR 7 MUAJ 30 MIJË AZILANTE SHQIPTARË
Artikulli tjetërNISIN REGJISTRIMET NE SHKOLLEN “PRENK JAKOVA”