Policia izraelite vrau sot aksidentalisht një vajzë të re pas sulmit në postbllokun e Bregut Perëndimor. Mediat e huaja raportojnë se fëmija ishte në një furgon përpara një makine e cila u duk se po shkonte drejt oficerëve në pikën e kalimit afër Jerusalemit. Ajo ndërroi jetë pasi policia qëlloi mbi automjetin, shkruajnë mediat e huaja.

Policia kufitare tha se ata qëlluan për vdekje vajzën, që raportohet se ishte tre ose katër vjeç, pasi qëlluan një çift në një makinë, të cilët, siç thanë ata, përplasën dy oficerë izraelitë në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor. Vajza e paidentifikuar ishte në një furgon përpara makinës e cila hyri në vendkalim pranë fshatit palestinez Biddu, në veriperëndim të Jeruzalemit.

Më pas policia e ka ndjekur mjetin duke hapur zjarr. Ajo u trajtua në vendngjarje, por u shpall e vdekur nga mjekët izraelitë, thanë shërbimet izraelite të ambulancës, pa dhënë shkakun e vdekjes.

Artikulli paraprakALI AHMETI TAKON TAULANT BALLËN: SHQIPTARËT, ASNJËHERË S’KANË QENË MË MIRË
Artikulli tjetërTONIGHT – 09.01.2024