Detaje të reja për izraelitin me pajisjen përgjuese.

Policia ka reaguar lidhur me ndalimin e njw shtetasi izraelit, tw cilit iu gjet një pajisje që zbulon përgjuesit.. “Nisur nga informacione të marra, për hyrjen e shtetasit (të huaj) Izraelit, F.Y, 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronike, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, filloi veprimet verifikuse dhe procedurale në bashkëpunim me Njësinë e Prokurorisë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm. Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas. Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e Prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, për të përcaktuar çfunksion kryen, njëkohësisht iu konstatua edhe një aparat telefonik i markës “IPHONE”. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me urdhër të prokurorit të gatshëm. Ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Tiranë, ku në prezencën e një përkthyesi ligjor po intervistohet nga prokurori i çështjes”, njofton policia. Burime zyrtare nga policia saktësojnë se pajisja gjendet në Prokurori.

Artikulli paraprakPLUMBA 25-VJEÇARIT SHQIPTAR, NDËRRON JETË NË SPITAL
Artikulli tjetërTETE TON KANABIS NGA MAQEDONIA NË ITALI 4 POLICË NË PRANGA NË QAFË THANË