Policia kap shpërndarësin e drogave
Një i ri është vënë në pranga në Korçë, pasi akuzohet për shpërndarje të drogërave të forta. Burime nga policia thanë se gjatë operacionit të koduar ‘Zona 13’ kanë vënë në pranga Mariglen Viso, 35 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Korçës në datën 10 shtator 2017 ka caktuar, për këtë person masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë periudhës të kryerjes së hetimeve lidhur me këtë rast, është vërtetuar me fakte se shtetasi i mësipërm, iu ka shitur 6 personave (përdorues të lëndëve narkotike) doza me lëndë të dyshuar si narkotike, të cilat iu janë gjetur e sekuestruar këtyre të fundit me cilësinë e provës materiale. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës.