Goditet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, një tjetër rast i prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive.
Sekuestrohen 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë, si dhe një granatë mësymëse.Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari, poseduesi i tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas një pune operative të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrrestimin në flagrancë të shtetasit Fatjon Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, në fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe tritol(150 gramë secili), nje granate mesymese si dhe nje sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Fatjon Kola, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.