Policia rrugore e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion për disa kontrolle në rrugët e qytetit për automjetet që përdorin në mënyrë të paligjshme xhamat me ngjyrë të zezë apo edhe armëmbajtje pa leje. Fillimisht ky aksion i policisë vendore të Shkodrës ka nisur nga qendra e qytetit duke kontrolluar të gjitha automjetet me xhama të zi në ato raste kur nuk lejohet që t’i mbajnë. Në këtë mënyrë disa prej automjeteve të kontrolluara policia ka ndërhyrë duke bërë heqjen e xhamave të errësuar të cilët nuk i kanë me lejen përkatëse nga drejtoria e transportit rrugor. Sipas burimeve të policisë këto kontrolle do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve me xhama të zi. Ky aksion i policisë patjetër që është i nevojshëm dhe duhet që të vaazhdojë por efektivët nuk duhet të harrojnë që të kontrollojnë edhe automjetet me xhama të zi që i përkasin kolegëve të tyre polic të cilët lëvizin çdo ditë në qytetin e Shkodrës. Në këtë pjesë policia nuk duhet që të bëjë diferencime mes një qytetari dhe një efektivi që ka në radhët e veta por ta vijojë këtë aksion për të gjithë njësoj duke mos toleruar askend. Ka shumë raste të policëve të cilët në automjetet private kanë xhama të errësuar në mënyrë të paligjshme dhe tolerohen për shkak se punojnë në radhët e policisë. Ajo që kërkohet është që përveç qytetarëve që shkelin këtë rregullore të njëjtat masa të ndërmerren edhe për policët në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj diferencimi.

Artikulli paraprakZBULIMI I TRASHËGIMISË: SHKODRA PËRMES EKRANIT
Artikulli tjetërPARAPAGIMI I TATIMIT NGA PROFESIONET E LIRA, MALAJ: BRENDA DHJETORIT DO KTHEHEN SHUMAT E PAGUARA