BLUTE E SHKODRËS, AKSIONE NDAJ NARKOTIKËVE DHE ARMËVE PA LEJE .

Ne kuader te masave per ruajtjen e rendit dhe te sigurise ne qarkun e Shkodres,dhe direktivave te policise se shtetit, blute e shkodres kane vijuar aksionet në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Te organizuar ne postoblloqe ne disa prej lagjeve problematike te qytetit te Shkodres  blute e shkodres kane kryer kontrolle për automjetet me targa të huaja, si dhe për persona të shpallur në kërkim apo me precedentë penalë. Zyrtarisht, Policia ka pohuar se ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurisë publike, evidentimin dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra të ndryshme penale. Qëllimi i aksionit është kontrolli dhe parandalimi i elementëve kriminalë, si dhe bllokimi i armëve dhe objekteve të paligjshme. Blutë kanë zhvilluar kontrolle edhe ndaj automjeteve me xhama të zinj. Sipas Policisë, të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk e kanë të shënuar në lejen e qarkullimit të drejtën e mbajtjes së xhamave të zinj, do të ndëshkohen sipas sanksioneve që parashikon Kodi Rrugor, duke nisur nga gjobat, bllokimi i lejes së qarkullimit e deri te sekuestrimi i automjetit. Megjithatë, burime të sigurta nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se qëllimi i aksionit është ndalimi i personave që lëvizin me armë pa leje, si dhe personave që dyshohen se kanë lidhje me krimet e kryera në qytetin e Shkodrës, 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/a_qpo8ZpjG8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOMBËTARJA SHQIPTARE MBËRRIN NË BEOGRAD
Artikulli tjetër“NË SHKOLLË ME HIMNIN KOMBËTAR”