Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese, ndër ta 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe, të cilat rezultuan në shkelje të ndryshme. Për pasojë pronarët e tyre u ndëshkuan secili me gjoba që variojnë nga 10 deri në 100 mijë lekë të rinj.

Nga Shëngjini në Kavajë janë bllokuar 16 mjete të tjera lundruese, konkretisht 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe.

Konkretisht në Shëngjin, Spille dhe në Durrës, janë bllokuar 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe. 2 nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masat 100 mijë lekë të rinj dhe 10 mijë lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni.

3 drejtues u ndëshkuan me nga 100 mijë lekë të rinj, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 7 drejtues u ndëshkuan me nga 10 mijë lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni në bord; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 20 mijë lekë të rinj dhe 1 drejtues u ndëshkua me 80 mijë lekë të rinj, për disa shkelje të kryera njëkohësisht.

Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA PRET GJITHNJË E MË SHUMË TURISTË, GATI 1 MILIONË SHTETAS TË HUAJ HYNË VETËM NË QERSHOR
Artikulli tjetërDRONËT ZBULOJNË PARCELËN ME 338 BIMË KANABISI NË FSHATIN GJADËR TË LEZHËS, ARRESTOHET KULTIVUESI I TYRE