Ish Ministri i Brendshëm Barjam Yzeiraj dhe ish drejtues i lartë i policisë së shtetit promovoi në Shkodër, qytet ku edhe shërbeu vite më parë librin e tij “Një Jetë me Policinë e Shtetit”. Në këtë libër vijnë rrëfime për ngjarje të rëndësishme në vendin tonë pas viteve ’90.

Ish ministri Yzeiraj thotë se pastrimi i policisë së shtetit nga të inkriminuarit është emergjente.Edhe eleminimi i diktatit të politikës mbi policinë e shtetit duhet që të marrë fund shprehet ish ministri Yzeiraj.

Një reformë për të përmirësuar organizatën e policisë lidhet edhe me trajtimin e efektivëve. Në promovimin e librit të ish ministrit Yzeiraj mori pjesë edhe drejtuesi i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj dhe punonjës e ish punonjës të tjerë të policisë.

Artikulli paraprakFUSHATË PËR DHURIMIN E GJAKUT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË SPANJË, REAGON RAMA