Policia ‘luftë’ drogës – Në 24 orë u kapën 371 kg kanabis si dhe u asgjesuan 7500 rrënjë
Vijon “krehja” e kanabisit në të gjithë territorin e vendit. Policia e Shtetit bëri një përbledhje të operacioneve pasditen e së premtes, nga ku bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zhvilluar në total 6 operacione. “Rreth 200 forca policore po vijojnë kontrollet mbi bazën e informacioneve policore dhe operative që disponon Policia për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike, si dhe për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike” thuhet në njoftim. Operacionet janë zhvilluar 1 në Tepelenë, 2 në Memaliaj, 1 në Shkodër , 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë. Si rezultat i tyre janë sekuestruar 371 Kg Cannabis Sativa në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Tepelenë e Memaliaj. Po kështu janë evidentuar katër kapanone me 7.500 bimë narkotike në proces tharje dhe përpunimi. Për lëndën narkotike policia ka arrestuar 4 shtetas si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Nga ana e policisë po vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Zbulohen 4 kapanone me 7500 bimë kanabis në qarkun e Gjirokastrës Shkodër, Kurbin e Vlorë, sekuestrohen 336 kg kanabis Shpallet në kërkim 50-vjeçari, kishte mbjellë 1567 rrënjë kanabis Sekuestrohen 105 kg kanabis, një u arrestua, një në kërkim Braktisin fuoristradën me 75 kg kanabis, 1 arrestohet, 1 në kërkim Shkodër, sekuestrohen 156 kg kanabis, dy në pranga.