Drejtori i policisë së Shkodrës Ervin Hodaj tha se një luftë e fortë vijon edhe kundër kultivimit të bimëve narkotike teksa janë asgjësuar gjatë këtij viti mbi 196 mijë bimë dhe fidanë kanabisi me 132 raste kultivimi dhe 71 autorë të proceduar penalisht por nga ana tjetër pranoi se qarku Shkodër ende ngelet një njollë e zezë sa i përket kultivimit të kanabisit.
Një vëmendje policia e Shkodrës ka edhe për goditjen e shpërndarësve të drogës pranë shkollave të qytetit deklaroi drejtori Hodaj.
Gjithsesi shpërndarja e drogës në qytetin e Shkodrës kryesisht tek të rinjtë mbetet një shqetësim që kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve, vetë të rinjve dhe shoqërisë civile për ta minimizuar.
Policia e Shkodrës fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe për goditjen e fenomenit të shpërndarjes së drogës në shkolla dhe zona të tjera të qytetit.