Rastet e fundit të sekuestrimit të lëndëve narkotike ka sjellë shtimin e masave nga uniformat blu.
Rreth 272 forca policore patrullojnë gjatë 24 orëve në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Në masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit bëjnë pjesë edhe FNSH, DELTA dhe Policia Kufitare. Është hera e parë që FNSH po përfshihet në patrullim në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Në planin e masave përfshihen Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.