Policia merr në mbrojtje drejtorin juridik të OSSHE-së Romeo Karaj.Ai përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh kundër Kastriot Ismailajt

Drejtori juridik i OSSHE-së Romeo Karaj merret në mbrojtje nga policia e shtetit.Ka qenë një telefonat kërcënuese e një të dënuari me burgim të përjetshëm, ajo që ka alarmuar policinë e cila e ka marr në mbrojtje Karajn dhe pjesëtarët e familjes së tij. Burimet thonë se i dënuari nëpërmjet telefonit të burgut, ka kërkuar nga Karaj që mos të merret me çështjen e Kastriot Ismailajt, pasi ka qenë ai që e ka përfaqësuar shtetin shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit, ku Ismailaj e kishte paditur Shqipërinë. Për këtë telefonatë kërcënuese, prokuroria ka nisur hetimet. Ndërkohë juristi i OSSHE-së nuk dëshmoi në procesin e radhës ndaj Ismailajt, pasi ky i fundit kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore, ku po gjykohet për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve

Artikulli paraprakARRESTOHEN TRE GRA NE PARIS.PLANIFIKONIN SULM TERRORIST
Artikulli tjetërNISHANI SE SHPEJTI TAKIM ME OBAMEN NE OKB