Në Kapshticë janë kapur 50 emigrantë të paligjshëm.

Sipas burimeve të policisë refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në fshatin Vernik.

Po sipas zërave zyrtarë mes tyre ka dhe shumë gra e femijë. Ka qenë policia kufitare që ka kapur emigrantët ndërsa më pas, pasi u janë marrë deklarimet janë nisur drejt Tiranës.

Numri i atyre që kalojnë kufirin tokësor nga Greqia për në vendin tonë është gjithnjë në rritje.

Artikulli paraprakTRITOL SHTYLLËS NË KALIMASH
Artikulli tjetërSHEFI I AUTOMJETEVE TË TAP-IT NË KËRKIM, VODHI MIJËRA LITRA NAFTË