Bëhen të ditura nga Policia e Shkodrës rezultatet e aksionit që u zhvillua përgjatë 24 orëve të fundit në territorin e kësaj drejtorie.
Ky aksion pati në fokus ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin e kodit rrugor të qarkullimit, ndërgjegjësim që erdhi përmes ndëshkimit dhe këshillimit. Gjatë këtyrë 24- orëve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.B., për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe L.A. për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 36 leje drejtimi, konkretisht: 30 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar. 6 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager. 46 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Shkodër. U vendosën 25 masa administrative për shkelje të ndryshme si mos përdorim të sistemeve të fiksimit( kryesisht rripi i sigurimit) dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe F.N.Sh. Shkodër u kontrolluan 5 lokale nate. Gjithashtu dhe në Shkodër u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë. U këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit. Ky aksion erdhi si bashkëpunim I Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me task forcën e Policisë Rrugore Tiranë, mbështetur nga F.N.Sh Shkodër dhe Patrullat e Përgjithshme.