Policia ndjek hajdutët shqiptar me BMW, makina përplaset me mbrojtëset e hekurit

Karabinierët në Itali kanë arrestuar tre shqiptarë pas një ndjekje me makinë me shpejtësi të lartë, për rreth 50 km në autostradën e A 35 (Brebemi). Gjuetia nisi në autostradë, pranë Cologno al Serio (Bergamo), pas një telefonate për tentativë vjedhje në një banesë. Karabinierët u vunë në gjurmët e BMW-së 650, duke arritur ta pikasnin, teka drejtohej për në Caravaggio della Brebemi. Aty, u vendosën patrulla të policisë rrugore. Ndjekja e çmendur me 200 km/h vijoi deri në unazën e jashtme të Milanos. Në zonën e Agrate-s, makina u përplas me mbrojtëset prej hekuri të rrugës. Katër shqiptar, të palënduar, zbritën nga makina dhe ia mbathën në këmbë. Tre prej tyre, me banim në Abbiategrasso janë arritur të arrestohen. Ata akuzohen për posedim të mallrave të vjedhur, lëndime dhe rezistencë ndaj zyrtare publikë, si dhe posedim të mjeteve që përdoren për vjedhje. Njëri prej shqiptarëve arriti t’ia mbathë. Në makinën BMW që u sekuestrua, u gjetëm materiale që banda i përdorte për vjedhje.

Artikulli paraprakMETA NË PRESIDENCË: NISHANI PRESIDENT I EKUILIBRUAR
Artikulli tjetërARRATISET I DËNUARI NGA BURGU I DRENOVËS