Policia rrugore ka vënë në pranga 15 shoferë për arsye të ndryshme.
Gjatë 48 orëve të fundjavës, policia thotë se ka ndaluar 105 makina e ka vendosur më shumë se 1200 gjoba.

Në fund të kontrolleve të fundjavës Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin.
Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.
Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Rastet e Mitëdhënies:

Në rrugën “Xhorxh Ë. Bush” u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E. A., vjeç 28, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l ku gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i mjetit i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartëmonedhë me prerje 1000 leke.

Në rrugën “Konferenca e Pezës”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shtetasi me iniciale A.B vjeç 36, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë.

Në rrugen “Abdi Toptani”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale A. S., vjeç 25, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/l, dhe me qëllim shmangien e penalizimit u ofroi punonjësve të policisë një shumë prej 3000 lekësh.

Artikulli paraprakHUMB JETËN TURISTI NGA ZVICRA
Artikulli tjetërPREJ 8 MUAJSH NË KËRKIM, PRANGOSET TRAFIKANTI I DROGËS