Në qytetin e Shkodrës janë zhvilluar kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës. Gjithashtu këto kontrolle kanë si qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor. Me anë të një komunikate zyrtare uniformat blu raportojnë së Shërbimet e Policisë po monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Në harkun kohor të 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 30 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore: Janë ndëshkuar 955 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; Janë ndëshkuar 148 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; Janë ndëshkuar 30 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; Janë ndëshkuar 64 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; Janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; Janë ndëshkuar 112 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, policia e Shkodrës apelon ndaj të gjithë qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR NË LEZHË
Artikulli tjetërLEZHË, JETA E FËMIJËVE PËRMES NJË FILMI