Një 34-vjeçar nga Tetova e Maqedonisë u arrestua në Tiranë nga Komisariatit nr 3. Ai quhet Xhelal Rexhepi.

Më datë 8 shkurt, në orën 3:40, në rrugën e “Barrikadave”, Patrulla e Përgjithshme njoftoi Komisariatin nr. 3 se ishte vjedhur një taksi. Policia iu vu në ndjekje autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e mjetit si dhe arrestimin në tij, të shtetasit maqedonas Xhelal Rexhepi.

Tashmë, ai do të hetohet nga Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje”.

Artikulli paraprakHAJDUTË ME RADIO POLICIE KAPEN DUKE VJEDHUR ‘RANGE ROVER-IN’
Artikulli tjetërI MASKUAR E ME THIKË NË DORË GRABITET KARBURANTI