Në lidhje me lajmin e publikuar më datë 17.06.2017 në mediat lokale, ku dyshohet të jetë demtuar me lëndë plasëse kanali vadites një pjesë prej 12 metra, bankina në pjesën perendimore të tij, në afërsi të fshatit Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, ju sqarojmë se:

Nga veprimet e para proceduriale rezultoi se në kanalin vaditës, ishte dëmtuar një pjesë prej 12 metra, bankina e këtij kanali në pjesën perendimore të tij, ku dyshohet se shkak i dëmtimit të kësaj pjese të kanalit ka qënë erozioni dhe gërryerja e ujit. Për këtë rast gjatë kqyerjes së vendit të ngjarjes nga grupi hetimor, ka qenë i pranishëm në cilësinë e ekspertit, edhe inxhinieri topograf i Bashkisë Vau i Dejës. Materialet proceduriale i kaluan për vleresim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakAPELI I KREUT TË KQZ PËR VOTUESIT DHE LIDERËT POLITIKË
Artikulli tjetërPREMTONTE PARA NË KËMBIM TË VOTAVE, SHPALLET NË KËRKIM 42 VJEÇARI