Policia nxjerr me forcë familjarët e një banese e cila do të shembej. Ndërsa fadromat e INUV kishin shkuar për të shembur banesën tek Liqeni i Thatë në Tiranë janë hasur në rezistencën e familjarëve të cilët kundërshtonin prishjen e banesës.

Dy djemtë e familjes hipën mbi çatinë e banesës së tyre duke kërcënuar se do të vetëhidhen nëse do afrohej fadroma pranë tyre. Shtetasi Klajdi Peti bashkë me të vëllanë janë shoqëruar në polici pasi forcat e rendit ndërhynë duke i larguar nga banesa. Situata e tensionuar vijoi prej gati dy orësh dhe më pas u desht ndërhyrja e policisë për të nxjerrë me forcë djemtë nga banesa. Mësohet se familja në fjalë në 2005-ën kishte aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 u kishte mbërritur shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zone e mbrojtur.

Familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative.

Artikulli paraprakVRASJA E DEVI KASMIT, JEPET ARREST ME BURG PËR MARIO MESHININ
Artikulli tjetërDONALD LU NË KRYEMINISTRI TAKON RAMËN