POSTBLLOQE NË HYRJE DALJET E QYTETEVE, ARRESTOHEN 4 TË KËRKUAR.Me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme, kryepolici i vendit ka firmosur një plan konkret operacional që ka startuar në orën 19.00 të së premtes.

Operacioni, ka qene I shtrire ne disa disa rrethe problematike të vendit, ka për qëllim prangosjen e të gjithë personave që janë në kërkim për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, pjesë e kësaj ‘gjuetie’ mësohet se do të bëhen edhe personat me armë pa leje, ndërsa bëhet me dije se mbështetës të operacioneve kryesisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë, si katër qarqet më problematike në vend, kane qene forcat speciale të RENEA-s, FNSH-së dhe të GOS. Nëpër qarqe mësohet se në krye të operacioneve do të jenë vetë drejtuesit e policive, ndërkohë që të gjithë efektivët kane qene me shërbime të përforcuara. Të dhënat tregojnë se operacioni nisi me post-blloqe të mirorganizuara, ndërkohë që priten edhe arrestime në shkallë vendi. Deri në mesnatë janë arrestuar 4 të kërkuar, janë shoqëruar mbi 40 vetë dhe është ushtruar kontroll në 135 lokale.Në krye të listës kane qene Tirana, Shkodra dhe Vlora, por që nuk mbeten pas as Durrësi me Lezhën. Plani i masave ka nisur me kontrollin e mjeteve, banesave, lokaleve të zakonshme dhe atyre të natës. Referuar të dhënave të policisë mësohet se personat që janë të skeduar nga Policia, kryesisht për vjedhje, grabitje dhe trafik droge te cilet pritet të vihen në pranga. Njëherësh, policia do të sjellë në pranga edhe personat që rezultojnë të kërkuar edhe për vjedhje të energjisë elektrike, të cilët iu kanë shmangur drejtësisë prej ditësh, që kur ka nisur operacioni. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/gbgmhSTwdGQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“MARSHIMI DREJT TARABOSHIT”
Artikulli tjetërBORA, ENDE DISA RRUGË KANË PROBLEME