Policia e Shkodrës parandalon një vrasje dhe arreston autorin e armatosur. Efektivët blu janë përplasur me armë me 21 vjeçarin Osman Malja i cili dyshohet se mund të jetë edhe një vrasës me pagesë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës kur 21 vjeçari ishte në tentativë për t’i bërë pritë një tjetër shtetasi.
Kohë më parë uniformat blu në rrugë operacionale kanë patur informacion se shtetasi Osman Malja po përgaste një plan për të vrarë një tjetër shtetas. Në këtë mënyrë forcat e posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me efektivat e Drejorinë së Policisë së Qarkut Shkodër kanë parandaluar këtë vrasje duke ndërhyrë në momentin kur 21 vjeçari po tentonte të vriste me kallashnikov personin tjetër. Në ato çaste kur ka parë policinë 21 vjeçari ka qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas policia është kundërpërgjigjur teksa për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Osman Malja mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh pasi policia kishte të dhëna për përgatitjen e këtij akti kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motorr. Ky shtetas është me precedent penal i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe për vjedhje. Policia po vijon me veprime të mëtejshme deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.